“One Direction” feston 8 vjetorin e themelimit, flitet për një ribashkim të grupit

Janë bërë plot 8 vite që nga koha kur për herë të parë u formua banda muzikore e djemve, One Direction.

“Pavarësisht se tashmë grupi është i shpërbërë, një pjesë e tyre nuk kanë nguruar të sjellin në kujtesë momentin më të bukur të karrierës së tyre. “8 vite One Direction. Ku ka shkuar koha? Faleminderit të gjithë personave që na kanë mbështetur. Shumë dashuri”, – ka shkruar Louis Tomlinson.

Gjithashtu edhe Liam Payne dhe Niall Horan kanë falënderuar të gjithë fansat për suportin për 8 vite me radhë.

Pas largimit të Zayn Malik në 2015-tën, grupi pak nga pak u nda dhe tashmë të gjithë djemtë ndjekin nga një karrierë solo. Megjithatë shpeshherë është përfolur për një rikthim të mundshëm të grupit dhe fansat e tyre e presin me padurim këtë gjë.

Madje sipas ‘Evening Standard’, fansat kanë parë se në një ‘website’ dolën në shitje disa bileta për një koncert të bandës në Australi. Nuk dihet nëse kjo është e vërtetë apo jo, por thuhet se ky koncert është vendosur të zhvillohet më 31 dhjetor të vitit 2020.