Robert Lewandowski nuk ka hequr dorë nga ëndrra e tij.
Ai shpreson ende që do të luajë për Real Madridin në edicionin e ri.Sipas “Marca”, polaku ia ka bërë të ditur Bayernit që dëshiron të largohet nga skuadra në verë.
Ai shpreson shumë që të kalojë në “Bernabeu” si zëvendësues i Cristiano Ronaldos.
Lewa është ndër opsionet kryesore të Realit për sulm, së bashku me Mauro Icardin e Edinson Cavanin.