Elvana Gjata e ftuara vip e Lewis Hamilton në garat e formula1

Këngëtarja Elvana Gjata ka ndjekur nga afër garën e Formula 1, ku fitues u shpall Lewis Hamilton.

Dhe këngëtarja shqiptare ishte e ftuara speciale pikërisht e kampionit të Formula 1, së bashku me producentin e saj Poo Bear.

Në një postim në profilin e saj, këngëtarja shqiptare falenderon dy miqtë e saj që e bënë pjesë të kësaj eksperience të veçantë.

Duket se kjo verë do të jetë e paharrueshme për këngëtaren shqiptare. Pas pushimeve në rivierën franceze, ajo u nis drejt Italisë dhe më pas Prishtinës, për vetëm një ditë për të performuar.

Më pas pushoi në Kroaci, e tashmë e shohim në Hungari, ku ndoqi nga afër edhe Formula 1.