Stresi me këngë patriotike, zbulon detajet

Stresi është goxha aktiv me projekte muzikore.

Ka kohë që reperi ka paralajmëruar një projekt të ri, për të cilin tashmë ka zbuluar edhe detaje të reja.

Në rrjete sociale, Stresi ka njoftuar se në fund të javës publikohet kënga e tij më e re, që për herë të parë do të jetë këngë patriotike.

“Bohuni Gati Deri ne fund te javes Del Konga :Me Krah Shqipe Nga Tropoja Ty Kosove Ket Kong Ta Knova . Nje Supet Hit Dhe Padyshim Hera E Pare Qe Kendoi Ne Nje Keng Patriotike .. Le Ta Mirpresim Keto Dite Ne Trreg”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që “GTA” mban titullin kënga e fundit nga Stresi, e shoqëruar edhe me videoklip.