Malcom tradhtoi Romën, Manolas e injoron keq: Nuk e njoh, nuk ia kisha dëgjuar kurrë as emrin!

Manolas u shpreh që nuk ia dinte emrin fare brazilianit para kësaj historie.

Mbrojtësi i Romës, Kostas Manolas, ka injoruar keq Malcomin, i cili zgjodhi Barcelonën duke tradhtuar klubin italian.

Greku deklaroi që as që e ka njohur më parë Malcom.

Manolas u shpreh që nuk ia dinte emrin fare brazilianit para kësaj historie.

“Situata e Malcom? Ai mori vendimin e tij. nëse nuk donte t’i bashkohej Romës, atëherë më mirë që shkoi te Barça”, deklaroi Manolas.

“Do ta përshëndes? Jo, nuk e njoh, as emrin nuk ia dija përpara kësaj historie. Nuk ka asnjë arsye për ta përshëndetur”, shtoi ai.