“Bjonde dhe me sy blu”! Ronela lë pa fjalë me këtë paraqitje

Është njëra ndër artistet më energjike të skenës muzikore shqiptare...

Ronela Hajati është shumë aktive me projekte të reja muzikore, të cilat po rezultojnë shumë të suksesshme.

Së fundi, këngëtarja ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram, në të cilën vjen si bjonde tejet atraktive.

E veshur me një fustan të zi, të ngushtë, Ronela ka dëshmuar edhe njëherë që ka të pasmet më seksi në estradë.

Kujtojmë që kënga e fundit nga Ronela Hajati është “Do ta luj”, këngë e cila ka qenë shumë e komentuar për klipin e realizuar me skena qesharake.