Rabiot refuzon Barçën

Rabiot refuzon Barçën...

Adrien Rabiot do ta refuzojë ofertën e Barcelona për të kaluar në Camp Nou, pasi ka vendosur të nënshkruajë kontratë të re me Paris Saint-Germain.

Mefushori francez do ta nënshkruajë kontratën e re që do të zgjasë deri më 2023, ndërsa paga e tij pritet të arrijë në 550 mijë euro në muaj.

Barcelona ka qenë e interesuar për ta blerë Rabiot, për ç’arsye drejtori sportiv Eric Abidal pati udhëtuar drejt Parisit javën e shkuar.