Portieri belg i ka bërë të ditur trajnerit të Chelsea dëshirën e tij për t’u larguar nga ‘Stamford Bridge’.
Lajmi bëhet i ditur nga ‘ESPN’.
26 vjeçari po kërkon të lihet i lirë nga Chelsea për të kompletuar transferimin te Real Madrid në Spanjë.
Courtois është pjesë e Chelsea që nga viti 2011, ku ishte dërguar pastaj për tre vite në Spanjë te Atletico Madrid.
Te ‘Blutë’ e Londrës, Courtois ka regjistruar 126 paraqitje.