“Vet më the të dua” vjen nga Sinan Vllasaliu dhe Ghulo

Sinan Vllasaliu ka qenë shumë aktiv me projekte të reja gjatë kësaj periudhe.

Sinan Vllasaliu ka qenë shumë aktiv me projekte të reja gjatë kësaj periudhe.

Këngëtari ditë më parë kishte paralajmëruar një këngë të re, të cilën sapo e publikoi në kanalin YouTube. 

Kësaj radhe, Sinani erdhi në bashkëpunim me Ghulon, ndërsa këngës ia kanë shoqëruar edhe videoklipin.

Për tekstin e këngës është përkujdesur Ghulo, muzikën dhe beatin e bëri Nurteel, ky i fundit e bëri edhe MixMasterin.

Në linkun e mëposhtëm mund ta dëgjoni këngën më të re nga Sinani me titull “Vet më the të dua”.