Simeone e merr vendimin e madh para sezonit të ri

"Është Atletico Madrid vendi ku kam zgjedhur të qëndroj"...

Diego Simeone nuk do të largohet nga Atletico Madrid.

Trajneri argjentinas tha që s’është koha të bashkohet me djalin e tij, Giovvani, i cili luan për Fiorentinën.

“Do të shkoj edhe në skuadra të tjera, por tani jam i lumtur aty ku ndodhem. Është Atletico Madrid vendi ku kam zgjedhur të qëndroj”, deklaroi Simeone.

“Djali im? Jam i kënaqur për atë çka po bën, por nuk besoj se ky është momenti që të jemi bashkë në një skuadër, edhe pse më pëlqen loja e tij dhe është djali im”, shtoi ai.