Elita 5, Feronikeli bëhet me një tifoz simpatik

Elita 5, Feronikeli bëhet me një tifoz simpatik...

Me ftesën e presidentit të Feronikelit, Naser Ramaj, si dhe Komunës së Drenasit, grupi i mirënjohur, “Elita 5” ka dhënë një performancë fantastike në Drenas.

Me këtë rast është bërë edhe një prezantim i shurtër mbi punën që është bërë nga kryesia e re e Feronikelit, si dhe synimet që pritet të arrihen gjatë sezonit që po vjen. Në anën tjetër, vokalisti i Elita 5, Arif Ziberi tha se prej tash e tutje do të jetë tifoz i klubit tonë të qytetit.

Më poshtë lexoni fjalimin e mbajtur:
“Kur përmendet Drenasi, nuk ka se si të mos kujtohet në mënyrë automatike klubi i futbollit, Feronikeli, i cili është krenaria më e madhe dhe përfaqësimi më dinjitoz i qytetit tonë.

Për të punojnë dhe e mbështesin një numër i madh njerëzish që janë rritur e i janë bashkuar historisë së klubit, duke u bërë një me të. I tillë është edhe presidenti aktual i Feronikelit, z. Naser Ramaj, i cili po e udhëheq klubin që nga fillimi i këtij viti dhe që përgjatë këtyre muajve e ka mbështetur maksimalisht në të gjitha aspektet.

Për këtë sezon, kryetari Naser Ramaj i ka mbledhur futbollistët më të mirë dhe që kanë shfaqur lojë të jashtëzakonshme nëpër ekipet tjera dhe për këtë arsye edhe e tërë vëmendja e mediave dhe futbolldashësve është kthyer nga Feronikeli. Kjo sepse klubi i qytetit tonë, falë tij, sivjet është pretendent i fuqishëm për titull.

Përderisa deri më sot janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, nuk duhet harruar që ekipi ka nevojë për mbështetjen e tifozerisë, të cilët janë shpirti i Feronikelit.

Këtë sezon së bashku do ta risjellim titullin në qytetin tonë”.


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48