Gjimshiti te klubi i njohur nga Serie A

Berat Gjimshiti ka ofertë nga një klub i njohur nga Serie A...

E ardhmja e Berat Gjimshitit mbetet e paqartë. Merkato në Serinë A mbyllet të premten një ditë përpara fillimit të kampionatit, me skuadrat që ende po mendojnë goditjet e fundit. Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare është një nga emrat më të lakuar, teksa qëndrimi i tij në Bergamo duket i vështirë.

Pas Krasnodarit dhe Sassuolos, tashmë emri tjetër që lakohet nga mediat italiane është Sampdoria. Xhenovezët janë në kërkim të një përforcimi në qendër të mbrojtjes me Lorenzo Tonellin e Napolit që mbetet alternativë e parë.

Mbi 28-vjeçarin ka një interesim të fortë nga ana e Cagliarit, ndërkohë që trajneri i dorianëve, Marco Giampaolo piketon ish lojtarin e tij tek Empoli si përforcimin ideal. Megjithatë Tonellit i është premtuar roli i titullarit tek sardët çka po i mungon tek Napoli dhe drejtuesit e Sampdorias kanë hedhur vështrimin tek Berat Gjimshiti.

E ardhmja e Berat Gjimshitit mbetet e paqartë. Merkato në Serinë A mbyllet të premten një ditë përpara fillimit të kampionatit, me skuadrat që ende po mendojnë goditjet e fundit. Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare është një nga emrat më të lakuar, teksa qëndrimi i tij në Bergamo duket i vështirë.

Pas Krasnodarit dhe Sassuolos, tashmë emri tjetër që lakohet nga mediat italiane është Sampdoria. Xhenovezët janë në kërkim të një përforcimi në qendër të mbrojtjes me Lorenzo Tonellin e Napolit që mbetet alternativë e parë.

Mbi 28-vjeçarin ka një interesim të fortë nga ana e Cagliarit, ndërkohë që trajneri i dorianëve, Marco Giampaolo piketon ish lojtarin e tij tek Empoli si përforcimin ideal. Megjithatë Tonellit i është premtuar roli i titullarit tek sardët çka po i mungon tek Napoli dhe drejtuesit e Sampdorias kanë hedhur vështrimin tek Berat Gjimshiti