Zanfina Ismaili e dhunshme ndaj motrës së saj Emës

Ema Ismaili është kthyer në kohë për ta kujtuar një moment jo fort të këndshëm.

Bëhet fjalë për periudhën kur ka qenë fëmijë dhe që motra e saj Zanfina ishte bërë e dhunshme ndaj saj duke e gërvishur në fytyrë.

Këtë Ema e ka zbuluar nëpërmjet një postimi ku përgjigjet në pyetjen se cili është kujtimi më i veçantë që e ka nga fëmijërija.

Ishte këngëtarja Zanfina Ismaili ajo e cila më pas e publikoi përgjigjen në Instastoryn e saj duke e dëshmuar se me të vërtetë ka qenë një fëmijë problematik.

Zanfina nëpër intervista shpesh ka treguar raste të tilla dhe  e ka pranuar që nuk ka qenë aspak e urtë.