Teuta Selimi: Sa me fat ishim që jetuam në epokën e Aretha Franklin

Dje u shua mbretëresha e muzikës soul.

Aretha Franklin vdiq në moshën 76 vjeçare pas një sëmundje të rëndë.

Lajmi për vdekjen e këngëtares ka tronditur opinionin, ndërsa telegrame ngushëllimi kanë ardhë nga e gjithë bota.

Edhe këngëtarja Teuta Selimi ka shkruar disa fjalë për të ndjerën Aretha Franklin, duke e quajtur me epitetin legjendë.

“Sa me fat ishim që jetuam kur jetuan Whitney Houston,Michael Jackson, George Michael, Prince, Tupac Shakur, B.I.G., Aaliyah, Camaron de la Isla, Ibrahim Ferrer dhe legjenda Aretha Franklin. Prehuni në paqe. Ju dhatë shumë për muzikën dhe lumturi për ne”.