Barcelona ka një ‘dhuratë’ për Valverden

Barcelona do ta shpërblejë trajnerin Ernesto Valverde me kontratë të re në Camp Nou.

Barcelona planifikon që tani ta vazhdojë kontratën e trajnerit Ernesto Valverde.

“Mundo Deportivo” raporton se drejtuesit e klubit nga Camp Nou janë të kënaqur me punën e tij dhe dëshirojnë ta konfirmojnë të ardhmen e strategut.

Valverde është aktualisht i lidhur me Barcelonën deri në fund të këtij sezoni me mundësi vazhdimi për një tjetër.

Por, drejtuesit e klubit nga Camp Nou dëshirojnë ta finalizojnë kontratën e re në shtator ose më së largu në fillim të tetorit.