Mendonit se Can Yaman është turk? Gaboheni

Aktori i njohur, Can Yaman së fundmi ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve.

Can u bë më i njohur për publikun shqiptar me rolin e tij në serialin “Erkenc Kus”.

Ai gjatë një interviste të dhënë për mediat turke ka pranuar se është shqiptar dhe se vjen nga Maqedonia.

Aktori Yaman, komentohet më së shumti për fizikun e tij të mrekullueshëm që po çmend vajzat anembanë. Duhet theksuar se ai luan përkrah aktores turke, Demet Ozdemir.

Can nuk e ka mohuar prejardhjen e tij por që tregon se ka lindur dhe ka zhvilluar karrierën e tij në Turqi.