Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui ka shpjeguar mënyrën se si kërkon nga ekipi ta zëvendësojë Cristiano Ronaldon.
Sulmuesi portugez u largua nga klubi duke u transferuar në Juventus.
Lopetegui është i vetëdijshëm për mungesën e Ronaldos. Por, ai kërkon që me lojë ekipore të zëvendësohet numri i madh i golave që siguronte Ronaldo, përcjell “lajmi.net”.
“Duam t’i zëvendësojmë 50 golat e Ronaldos si ekip i cili lufton së bashku dhe nuk lë asgjë prapa”, u shpreh ai në konferencë për media.