Edhe në pushime Robert Berisha nuk e harron zakonin e vjetër!

Pushimet verore kanë filluar edhe për familjen Berisha.

Muzikanti i njohur, Robert Berisha së bashku me bashkëshorten, Nora Istrefin kanë filluar pushimet ku si destinacion kanë zgjedhur Turqinë.

Nga atje, çifti i famshëm nuk ngurrojnë të sjellin imazhe dhe video të ndryshme e që tregojnë se po kalojnë çaste të lumtura.

Tashmë të gjithë ne e dimë se Roberti është i apasionuar pas fitnesit i cili e dëshmon edhe në këto fotot e radhës. Ai shfaqet nga palestra teksa tregon muskujt e këmbëve.

Dyshja filluan pushimet pas angazhimeve dhe mbrëmjeve të shumta që kishin përreth trojeve shqiptare.