Ivan Rakitic është optimist se do të nënshkruajë kontratë të re te Barcelona.
Mesfushori kroat pret të shpërblehet nga klubi katalan pas refuzimit për transferim në Paris Saint-Germain, gjatë këtij afati kalimtar të verës.
“Është diçka që tashmë e kam biseduar me klubin, para dhe gjatë Kampionatit botëror”, u shpreh Rakitic për “Sport”.
“Do të vijë së shpejti, nuk kemi nevojë të ngutemi”, theksoi ai.