Edhe ky artist shqiptar synon tregun ndërkombëtar?

Tentimi për të depërtuar në tregun muzikor botëror është i shumë artistëve shqiptarë.

Kësaj radhe është artisti, Young Zerka i cili përmes fotos së fundit paralajmëron të reja nga ana profesionale.

“Jam gati për të publikuar disa hite internacionale. Qëndroni në pritje. Muzika do jetë flak. Bekime për të gjithë ata që besuan tek unë. Gjithmonë dashuri dhe respekt për njerëzit e mi”, shkruan ai.

Theksojmë se Zerka shquhet për stilin unik dhe hitet e njëpasnjëshme që sjell për publikun dhe fansat. Se me çfarë do të na befasoj tani, e shohim në ditët në vijim.

“Belly Dancer”, mbetet bashkëpunimi i fundit i publikuar nga ai në duet me DJ Moj Green dhe Fayde.