Pushimet nisin edhe për Edona Llalloshin: E lumtur pranë familjes

Edhe, këngëtarja e dashur, Edona Llalloshi i ka dhuruar vetes disa ditë pushimi.

Vera 2018 ishte e ngarkuar edhe për Edonën pasi ka qenë e pranishme pothuajse çdo natë në ahengje të ndryshme familjare.

E pas gjithq këtij angazhimi ajo është duke pushuar me familjen edhe pse nuk e ka bërë të ditur destinacionin e pushimeve.

Në dy fotot e fundit të publikuara në Instagram, Edona duket se po kalon momente të lumtura pranë fëmijëve, gjersa shfaqet e rrethuar me dashuri të sinqertë.

“Hallall të qoftë”, mbetet projekti i fundit i lansuar nga ajo i cili numëron mbi 4 milionë klikime në kanalin, zyrtar Youtube.