Dëshira e Messit për penalltitë te Barcelona

Lionel Messi ka pranuar se dëshiron të përmirësohet në ekzekutimin e penalltive.

Lionel Messi ka pranuar se dëshiron ta përmirësojë ekzekutimin e penalltive te ekipi i Barcelonës.

Sulmuesi argjentinas ndjen nevojën të përmirësojë ekzekutimin e penalltive, pas disa dështimeve në vitet e fundit.

“Do të më pëlqente të përmirësohem tek penalltitë. Janë situata tek të cilat nuk mund të stërviteni sepse në çdo ndeshje janë ndryshe”, deklaroi Messi gjatë një interviste për “Radio Catalunya”.

“Nuk është e thjeshtë si duket, edhe portierët janë mjaft të mirë”, u shpreh ai.