John Terry do ta vazhdojë karrierën në Rusi.
Pas largimit si futbollist i lirë nga Aston Villa, mbrojtësi anglez sot ka filluar testet mjekësore në Villa Stuart në Romë për ekipin e Spartak Moskës.
Terry është i gatshëm të nënshkruajë kontratë me klubin rus, deri në fund të këtij sezoni.
Ekipi i Spartak Moskës udhëhiqet nga trajneri Massimo Carrera, i cili ka gjetur një mbrojtës të ri pas lëndimit të Samuel Gigot.