Ozil nuk i fsheh emocionet nga takimi i parë me Zidanen

Mesut Ozil ka zbuluar idhullin e tij si futbollist.

Edhe futbollistët më të famshëm në botë e kanë një idhull: ai i mesfushorit turko-gjerman të Arsenalit, Mesut Ozil, quhet Zinedine Zidane.

“Herën e parë që u takuam isha me të vërtetë nervoz, i lumtur por edhe ndihesha me fat, pasi po luaja në një ekip të madh si Reali i Madridit, sidomos kur mendoja se dikur këtu kishte luajtur idhulli im, Zidane. Në kokë kisha shumë gjëra dhe më kujtohej fëmijëria kur blija fanellën e tij (kisha shumë) dhe luaja me shokët sikur të isha unë Zidan”, pranoi Ozil.

“Dita e parë te Reali? Momenti më i bukur ishte kur në dhomë hyri Zidane. Mourinho e mori si ndihmës tek ekipi i parë: ishte shumë i qetë, ndërsa duart e mia ishin djersitur nga emocionet”, u shpreh ai.