Duart, shputat e ftohta zbulojnë disa nga katër problemet

Duart, shputat e ftohta zbulojnë disa nga katër problemet

Shputat e ftohta apo gishtat e ftohtë të duarve, a është fjala vetëm për termostatin e brendshëm të prishur apo është shenjë e problemeve serioze shëndetësore?

Duart dhe këmbët e ftohta janë një dukuri që ndodh më shpesh te femrat sesa te meshkujt. Në qoftë se përsëritet, mund të shkaktojë probleme serioze për shëndetin.

Ja disa nga shkaqet kur duart dhe këmbët qëndrojnë të ftohta:

Diabeti

Ftohja dhe mpirja e duarve dhe e këmbëve mund të jenë shenjat e para të diabetit. Diabeti ka pasoja në qarkullim e gjakut dhe në sistemin nervor. Ai shoqërohet shpesh me këto simptoma. Nëse keni vazhdimisht etje, hani shumë dhe nuk shëndosheni, kontrolloni nivelin e sheqerit në gjak.