Ajo kësaj radhe ka investuar edhe në Kosovë ku ka blerë një shtëpi së bashku me familjen e saj.
Këtë e bëri të ditur vetë babai i Ritës, Besniku i cili me anë të një postimi të publikuar në Instagram konfirmoi blerjen e shtëpisë.
“Kosovë, shtëpia, i emocionuar për shtëpinë e re në vendin tonë, Prishtinë, Kosovë, Nik Ora, Vera Ora, Elena Ora, Rita Ora, Don Ora”, ka shkruar ai teksa shihet të jenë tejet të emocionuar.
Kujtojmë që tash e një kohë prindërit e Ritës janë duke qëndruar në Kosovë, të cilët shijuan pushimet në disa nga bregdetet shqiptare kurse Rita nuk po ndalet me aktivitetet e saj muzikore.