Të gjithë e presin te Barcelona, ja ku mund të transferohet De Jong

Frenkie de Jong ka zgjuar interesim edhe nga Premierliga.

Tottenham sfidon Barcelonën për transferimin e mesfushorit të Ajax Amsterdamit, Frenkie de Jong.

“The Sun” ka njoftuar se klubi londinez kërkon talentin De Jong, pas rihapjes së afatit kalimtar të janarit.

Mauricio Pochettino nuk ka bërë përforcime gjatë verës andaj kërkon blerje të reja për pjesën e dytë të sezonit.

De Jong tashmë disa muaj është kërkuar me vazhdimësi edhe nga skuadra e Barcelonës.