Marina Vjollca nisi ditën nga ky vend

Marina Vjollca është një ndër emrat më të komentuar të ekranit.

Tash e sa muaj, moderatoren nuk e kemi parë në ndonjë projekt televiziv, mirëpo është paralajmëruar rikthimi i saj në ekran.

Derisa të nis me punë, Marina po shijon në maksimum pushimin duke udhëtuar sa në një vend, sa në tjetrin.

Mëngjesin e sotëm, ajo postoi një video në InstaStory, në të cilën shihet se gjendej në aeroport, por nuk e ka bërë të ditur destinacionin për ku është nisur.

Kujtojmë që Marina është e martuar me reperin Getoar Selimi dhe të dy jetojnë në Tiranë.