Bebe Rexha dhe Dua Lipa nominohen në ‘American Music Awards 2018’, mungon Rita Ora!

Sukseset e artisteve shqiptare anembanë botës nuk kanë të ndalur.

Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha deri më tani kanë bërë krenarë të gjithë shqiptarët me paraqitjet e tyre.

Mbrëmë është shpallur lista e plotë e nominimeve në ngjarjen e madhe ‘American Music Awards 2018’, në të cilën përfshihen edhe Bebe Rexha dhe Dua Lipa.

Dua Lipa është nominuar në kategorinë ‘artisti i ri i vitit’ kurse Bebe ka arritur të jetë pjesë e dy kategorive ‘Bashkëpunimi i vitit’ dhe ‘Kënga më e mirë e zhanrit Country’.

Por, ajo që tërheq vëmendje është Rita Ora e cila në bazë të këtyre publikimeve nuk është nominuar në asnjë kategori.

Sido që të të jetë, të tri këngëtaret janë duke kryesuar toplistat e huaja, këngët e të cilave kanë marrë miliona klikime.

Artisti i ri i vitit

Camila Cabello

Cardi B

Khalid

Dua Lipa

XXXTentacion

Bashkëpunimi i vitit

Camila Cabello “Havana (feat. Young Thug)”

Post Malone, “Rock Star (feat. 21 Savage)”

Bruno Mars and Cardi B, “Finesse”

Bebe Rexha and Florida Georgia Line, “Meant to Be”

Zedd, Maren Morris and Grey, “The Middle”

Kënga e preferuar-Shtet

Kane Brown, “Heaven”

Dan + Shay, “Tequila”

Bebe Rexha and Florida Georgia Line, “Meant to Be”.