Lamtumirë Arsenal, transferohet në Milan

Aaron Ramsey mund të largohet nga Arsenal duke u transferuar në Serie A.

Milan është në pritje të ardhjes së Ivan Gazidis në rolin e drejtorit të ri ekzekutiv nga Arsenal.

Por, e përditshmja sportive italiane “Tuttosport”, raporton se Gazidis me vete mund të sjellë edhe një përforcim të ri nga “Gunners”.

Mesfushori Aaron Ramsey është objektiv i klubit nga San Siro.

Ai ende nuk ka vazhduar kontratën me Arsenalin që e bën më të lehtë mundësinë e transferimit në Milan në fillim të vitit 2019.