Milan Skriniar ka bërë të ditur se është ende në negociata për vazhdimin e kontratës në Inter, duke injoruar interesimin nga Barcelona.
Mbrojtësi ka zgjuar interesim nga klube të mëdha evropiane por nuk u largua nga Inter për sezonin e ri.
“Kontrata e re? Jemi duke biseduar, do të shohim”, u shpreh Skriniar për “Sport Mediaset”.
“Dua t’i jap vazhdimësi punës së bërë vitin e kaluar, gjëja kryesore është ta ndihmoj ekipin sepse Inter duhet të arrijë gjithnjë e më shumë. Ekipi është më i fortë, andaj duam të arrijmë rezultate të rëndësishme”, theksoi ai.