U tha se është lezbike? Zbulohet se Marigona Dragusha ka një djalë

Ish-Miss Universe Kosova e cila ka arritur rezultatin më të lartë në garën më të madhe të bukurisë ka kohë që nuk është pjesë e medias.

Megjithatë muaj më parë është raportuar se modelja e famshme, Marigona Dragusha u bë nënë për herë të parë.

E ajo që e nxjerr zbuluar modelen është Xhesika Berberi e cila ndau disa momente të lumtura me të dhe të birin e saj.

Të dyat aktualisht janë në SHBA të cilat dolën për një shëtitje së bashku ku në disa imazhe është edhe djali i Marigonës, që quhet Dren.

Jo më kot është zgjedhur femra më e bukur në Kosovë, Dragusha vazhdon të mbetet e njëjtë dhe me plot stil.

Kujtojmë që mediat spanjolle e quajtën lezbike pasi publikoi një fotografi duke u puthur me një vajzë.