Në një video që qarkullon nëpër rrjetet sociale, Cristiano Ronaldo shihet duke imituar gazetarin e “Juventus TV” nga mbrapa shpine.
Ai ishte në transmetim të drejtpërdrejtë para se të niste stërvitja e bardhezinjve dhe portugezi, i cili e pikasi në atë moment, i doli menjëherë nga mbrapa dhe nisi të bëjë disa veprime tallëse, sigurisht me shaka.
Por, kjo nuk është hera e parë që Ronaldo bëhet protagonist për të tilla shaka me gazetarët, që ndodhen në stërvitjen e Juventusit.