Publikohen ftesat e veçanta të dasmës së Gjikos dhe Elitës

Ende pa u mbajtur ka filluar të përflitet shumë dasma e reperit Gjiko me moderatoren Elita Rudi.

Çifti kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë të premtën (21 shtator).

Së fundi, ishte vetë Elita ajo e cila në llogarinë e saj në Instagram ka publikuar një video me të cilën tregoi se si duken ftesat e dasmës.

Elita dhe Gjiko kanë vendosur që çdo të ftuari t’i dërgjonë nga një shishe verë bashkë me ftesën për pjesëmarrje në dasmë.

Kujtojmë që çifti janë fejuar disa muaj më parë, kur Gjiko i propozoi Elitës me rastin e ditëlindjes së saj.