Elita ndjek traditat, tregon pajën tri ditë para dasmës

Kanë mbetur edhe katër ditë nga dasam më e përfolur në shoubiz.

Moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko, do të martohen të premtën (më 21 qershor).

Tashmë kanë filluar përgatitjet rreth dasmës, e dita-ditës çifti zbulon detaje të reja rreth ceremonisë.

Pasi zbuluan ftesat e veçanta për të ftuarit, Elita ka habitur të gjithë me fotografinë e fundit në Instagram.

Ajo ka treguar pajën apo siç njihet në popull ‘çeizin’ që ka përgatitur, ashtu siç e don tradita.