Ditë më parë, ai paralajmëroi se shumë shpejt po vjen diçka e re në bashkëpunim me Ghalin.
Tashmë kënga me titull “Parku i lojërave” është publikuar në disa platforma muzikore, e këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Noizy.
Ky projekt mund të dëgjohet në “Apple Music”, “iTunes” dhe “Spotify”, ndërsa pritet që së shpejti të jetë i qasshëm edhe në tjerat platforma.
Për ndryshe, reperi ka paralajmëruar edhe disa këngë të reja para festave të fundvitit.