Lajmet për ndarje nga Mimoza filluan ta bezdisin Seldin, kështu ironizon ai

Ndarja e Seldi Qalliut me Mimoza Shkodrën ka bërë bujë këto ditë në medie.

Çifti i dhanë fund lidhjes vetëm pak muaj pasi kurorëzuan lidhjen me fejesë.

Ishte vetë Seldi ai i cili e kishte pranuar publikisht se i ka dhënë fund lidhjes me Mimozën, me arsyen se nuk po ecte lidhja.

Pas kësaj deklarate, shtypi rozë ishte ‘vërshuar’ me tituj për ndarjen e çiftit, e kjo gjë duket se ka filluar ta bezdisë këngëtarin.

Në një postim në InstaStory, ai ka shkruar disa fjalë ironizuese, duke mos specifikuar kujt i drejtohet.

“Janë disa njerëz specifik në këtë botë, që na duan aq shumë sa i harrojnë hallet e veta dhe merren me hallet tona. Flm që ekzistoni se pa ju do ishin shumë të qetë dhe s’do kishim stres”, ka shkruar ai.