Gjiko konfirmon se po bëhet baba: Ishalla me shumë beba, gruaja ime

Reperi Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi mbrëmë i dhanë fund beqarisë.

Çifti u martuan në një dasmë madhështore, me të ftuar familjarë, miq, e kolegë të tyre.

Elita dukej për mrekulli veshur në fustanin e bardhë, gjithashtu edhe dhëndëri ishte shumë elegant.

Pas dasmës, Gjiko ka shkruar fjalët e para me emocion si i sapo martuar me gruan që e dashuron.

“Sapo i vum themelet e familjes tone ! ishalla me shume beba gruja jem @elita.rudi”, ka shkruar Gjiko.

Për ndryshe, çifti janë në pritje të fëmijës së parë dhe disa muaj pas martesës do të presin anëtarin e ri në familjen e tyre.