Nora Gjakova në mesin e tetë më të mirave në Kampionatin Botëror

Të shtunën është mbajtur dita e tretë e Kampionatit Botëror në Baku të Azerbajxhanit, ku janë ndeshur Nora Gjakova (-57kg) dhe Akil Gjakova (-73kg).

Nora u rendit në vendin e shtatë në këtë Kampionat, deri në çerekfinale fitoi tri ndeshje, ajo më pas u mposht në çerekfinale nga garuesja Kanadeze, Christa Deguchi.

Pas humbjes asaj iu dha mundësia në repasazh ku u ndesh me garuesen Koreane, Youjeong Kwon por edhe këtë ndeshje e humbi me Wazari.

Megjithatë Nora fitoi 520 pikë Olimpike dhe është një rezultat i suksesshëm.

Akil Gjakova (-73kg) kaloi 3 xhiro, u ndal në xhiron e katërt kundër garuesit nga Kazakistani, Zhansay Smagulov.

Akili fitoi 320 pikë Olimpike në një konkurrencë prej më shumë se 80 garues, është rezultati më i mirë i tij deri më tani në Kampionatin Botëror.

Distria Krasniqi (-48kg) u ndesh në ditën e parë të këtij Botërori, në ndeshjen e parë ajo mposhti garuesen nga Guatemala, në ndeshjen e dytë humbi nga Ukrainasja Daria Bilodid e cila u shpall Kampione Botërore. Distria fitoi 240 pikë Olimpike.

Ditën e martë ndeshet Loriana Kuka (-78kg) duke filluar prej orës 08:00.