Në një postim të bërë në InstaStory, këngëtarja i ka bërë një dedikim gjyshes së saj tashmë të ndjerë, që është ndarë nga jeta.
Ajo ka publikuar një fotografi ku shfaqet pranë saj, ndërsa me fjalë të sinqerta jep lamtumirën për personin që tashmë i mungon shumë.
”Nanushi jem është shumë vështirë me fillu me shkrujt për ty, më ke rritur e më ke edukuar në mënyrën më të mirën. Faleminderit shumë për çdo gjë që e ke bo për mu nana. Të dua pafund do të më mungosh, gjithmonë në zemrën time. Pusho në paqe”, janë fjalët e këngëtares.