Poni po përgatit albumin e ri, tekstshkruesit që e ndihmojnë do t’i shpërblejë

Poni është duke përgatitur albumin e saj të ri.

Mirëpo kërkon ndihmën e ndonjë tekstshkruesi ose tekstshkrueseje të cilët i lutë t’i dërgojnë tekste me temë dashurie dhe atë që i pëlqen më së shumti do ta zgjedh.

Ajo tha poashtu se për fituesin do të ketë shpërblim.

”Pershendetje te gjitheve miq ! Kam nje njoftim te vockel per te gjithe textshkruesit dhe tekstshkrueset , qofshin poete te mirefillte ose jo ! Duke qene se jam ne pune e siper per albumin e ri , jeni te lutur te dergoni textin me te bukur nga ju dedikim dashurie! Texti me i mire do te mar jete ne albumin tim te Ri , dhe sigurisht do te kete dhe nje shperblim!Ne inboxin tim do te lexohet cdo materjal i nisur nga ju !! Faleminderit shume nga ❤!!!!”, ishin fjalët e saj.