Inzaghi: Juventusi skuadra më e fortë në Evropë

Trajneri i Bolognas, Filippo Inzaghi, beson se përballja ndaj Juventusit të mërkurën do të jetë shumë e vështirë pasi luajnë ndaj skuadrës më ...

Trajneri i Bolognas, Filippo Inzaghi, beson se përballja ndaj Juventusit të mërkurën do të jetë shumë e vështirë pasi luajnë ndaj skuadrës më të mirë në Evropë.

Legjenda e Mialnit mendon se ardhja e Cristiano Ronaldos vetëm sa e ka forcuar Zonjën e Vjetër.

“Fitorja ndaj Romës nuk ndryshon asgjë, besoja më parë dhe besoj tani”.

“Kam parë gjëra pozitive edhe para asaj fitore. Tani do të përballemi me skuadrën më të mirë në Evropë dhe shkojmë në një stadium të madh, ku shpresojmë të bëjmë lojë të mirë”.

“Askush nuk ka besuar se mund të mundim Romën, ne duhet të luajmë lojën tonë dhe të japim më të mirën ndaj Juvesntusit. Nuk kemi asgjë për të humbur, por gjithçka për të arritur”.

“Nuk ka shumë se çfarë t’i tregoj lojtarëve për Juventusin, ne vetëm duhet të luajmë ndeshjen e jetës”.

“Ardhja e CR7 e ka bërë Juventusin ekipin më të fortë, ose një nga më të fortit”.

“Unë po jap gjithçka për Bolognan dhe dua që lojtarët të tregojnë se janë skuadër e vërtetë”, ka thënë Inzaghi.