Ronaldinho beson se Reali është më i dobët pa CR7, Alves nuk pajtohet

Pjesë e ceremonisë së FIFA-s për ndarjen e çmimeve për më të mirët e vitit ishin edhe Ronaldinho dhe Dani Alves.

Dy brazilianët që në të kaluarën kanë luajtur për Barcelonën u pyetën se është dobësuar Real Madridi me largimin e Crsistiano Ronaldos.

Por, këtu dy ikonat e Brazilit kanë mendime të ndryshme:

“Reali është më i dobët pa Cristiano Ronaldon, do të ndihet mungesa e tij”, ka thënë Ronaldinho.

Kështu nuk mendon edhe mbrojtësi i Paris Saint Germainit, Alves: “Është një gënjeshtër ajo që Real Madridi është më i dobët pa Cristiano Ronaldon”.

Se a është dobësuar Reali me largimin e CR7 këtë do ta tregojë vetëm koha, deri më tani nuk ka shfaqur ndonjë shenjë të theksuar dobësimi.

Ronaldo në verë i është bashkuar Juventusit dhe në dy ndeshjet e fundit në Serie A ka shënuar tre gola.