Griezmann e pranon se nuk mund të bënte as gjumin mirë duke menduar për ofertën e Barcelonës

Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, e pranon se nuk mund të flinte mirë gjatë kohës që Barcelona e kërkonte në afatin e fundit kalimtar..

Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, e pranon se nuk mund të flinte mirë gjatë kohës që Barcelona e kërkonte në afatin e fundit kalimtar të verës.

Francezi thotë se nuk ndihej mirë pasi nuk ishte i përcaktuar, por në fund vendosi qëndrimin te Atletico.

“Kishte kohë kur nuk ndihesha mirë”, ka thënë Griezmann për Telefoot.

“Fola me gruan time. E zgjova në tre të mëngjesit dhe pyeta ‘Çfarë do të bëjmë?’, por ajo nuk mundi të më ndihmojë pasi nuk ajo nuk e dinte cili ishte mendimi im”.

“As prindërit e mi nuk mund të më ndihmonin. Disa amtarë të familjes dëshironin të më shikonin te Barcelona, disa jo, ishte e vështirë”.

“Të gjithë më thërrisnin, shikonin se si isha dhe pastaj më thoshin, ‘Ne duam që të qëndrosh. Ne do të bëjmë gjithçka për ty që të qëndrosh. Jemi gati të bëjmë shumë gjëra’. Kjo të prek”.

“Ne duam të bëjmë mirë në Ligën e Kampionëve për dallim nga viti i kaluar që nuk arritëm të kalonin në 1/16”.

“Mendoj se më së shumti ishte faji im sepse nuk isha mirë mentalisht, por edhe në ligë”, tha për fund Griezmann