Moise Kean ende nuk ka zhvilluar asnjë minutë loje te Juventus, gjatë këtij sezoni.
Sulmuesi i ri italian ende nuk ka zbritur në fushë me fanellën e “Bianconerëve”, pak edhe për fatin e keq.
Kean ishte paralajmëruar si një prej ndryshimeve në formacionin e Juventusit për ndeshjen e radhës ndaj Bolognas.
Por, një virus që e preku mbrëmë e ka lënë jashtë listës së futbollistëve të ftuar për sonte.
“Jam aq i pafat sa që për të realizuar një dëshirë nuk duhet të bie një yll nga qielli por plot 10”, shkroi Kean në Instagram.