Marcelo mund të largohet nga Real Madrid, pas përfundimit të këtij sezoni.
Mediat spanjolle raportojnë se klubi nga Santiago Bernabeu nuk do ta kundërshtojë mundësinë e shitjes së brazilianit në verën e vitit të ardhshëm.
Kjo për faktin se klubi beson se ka gjetur zëvendësuesin e tij, Francisco Jose Garcia Torres.
Marcelo kishte zgjuar interesim nga Juventus, gjatë verës së shkuar kurse edhe më 2019 mund të kërkohet nga “Bianconerët” ku mund të ribashkohet me Cristiano Ronaldon.