Dybala zbulon se çfarë ka bërë Ronaldo në Juventus

Paulo Dybala ka vetëm lëvdata për partnerin e tij sulmues nga Juventus, Cristiano Ronaldo.

Paulo Dybala ka mbetur i impresionuar nga përgatitjet dhe ndikimi pozitiv i Cristiano Ronaldos në Juventus.

Sulmuesi argjentinas ka thënë se ylli portugez përgatitet në mënyrë të veçantë dhe punon shumë edhe jashtë fushës së lojës.

“Cristiano është bashkëlojtar i mrekullueshëm. Ai punon shumë është çdo ditë në palestër, e po ashtu edhe angazhohet shumë në fushën e lojës”, u shpreh Dybala për “Sky Sport”.

“Me kalimin e kohës do ta përmirësojmë bashkëpunimin tonë”, theksoi ai.