Bayern Munich njofton Real Madridin për vendimin e fundit për Jamesin

Bayern Munich dëshiron ta blejë yllin kolumbian, pas periudhës së huazimit nga Real Madrid.

ayern Munich ka marrë vendimin final për mesfushorin James Rodriguez.

“Bild” ka njoftuar se klubi bavarez dëshiron ta blejë yllin kolumbian, pas periudhës së huazimit nga Real Madrid.

27-vjeçari u huazua në verën e vitit 2017 për dy sezone nga Real Madridi me të drejtën e blerjes dhe tani drejtuesit duan ta konkretizojnë blerjen e kolumbianit për 42 milionë euro, transmeton “SS”.

Ata kanë thirrur menaxherin e famshëm, Jorge Mendes, për të diskutuar një operacion të tillë dhe për ta mbyllur këtë çështje përpara muajit dhjetor, teksa blerja e fantazistit nga Real Madridi do të shoqërohet edhe me një kontratë të re deri në vitin 2023.