Fabregas, ‘dhurata’ e madhe për tifozët e Milanit

Cesc Fabregas ka ofertë për transferim në Serie A.

Milan këtë sezon ende nuk ka gjetur formën e duhur dhe duket se skuadra vuan mungesën e një organizatori.

Leonardo po shikon mundësitë për të ndërhyrë në merkaton e janarit me një emër të rëndësishëm, atë të Cesc Fabregas.

Spanjolli mund të jete një mundësi e mirë edhe nga ana ekonomike, pasi është në muajt e fundit të kontratës dhe në janar, me një ofertë jo shumë të lartë, fantazisti mund të bindet që të largohet nga Chelsea, transmeton “SS”.

Edhe Sarri nuk e shikon Fabregasin titullar, ndaj dhe operacioni ka shumë shanse që të konkretizohet në favor të Milanit.