Goli i jashtëzakonshëm ndaj Liverpool vetëm sa rriti këto zëra dhe duket se belgu është lodhur nga krahasimet.
“Nuk kam ndonjë synim konkret. Qëllimi im i vetëm është që të fitoj trofe. Dua trofe” ka thënë Hazard.
“Nuk ka shumë rëndësi sa gola shënoj. Më njihni dhe e dini se nuk më intereson. Dua vetëm të fitoj” ka vazhduar lojtari.
Hazard, i cili ende nuk ka nënshkruar kontratë të re me Chelsea, ka thënë se po shijon momentin dhe është i lumtur.